Kanë kaluar rreth 3 vite që kur Angelina Jolie kërkoi divorcin nga Brad Pitt megjithëse kjo e fundit nuk ka pranuar t’i firmosë derisa ata të arrijnë një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Së fundmi mësohet se Brad i ka ardhur në majë të hundës sjellja e ish-bashkëshortes së tij dhe e ka kërcënuar me gjyq që ajo të firmosë dokumentat e divorcit dhe ata të jenë zyrtarisht të ndarë.
Burime pranë aktorit zbuluan se nëse Angelina nuk firmos letrat e divorcit duke i dhënë fund kësaj historie një herë e përgjithmonë, do të detyrohet të paguajë një gjobë të majme.