Bota

Brazil, vazhdon protesta për çmimin e naftës

Me mijëra kamionistë dhe mbështetës të tyre vazhdojnë të bllokojnë rrugët pranë Sao Paulos dhe në zona të tjera të Brazilit, në kuadër të protestës mbarëkombëtare që ka gjunjëzuar ekonominë më të madhe të Amerikës së Jugut. Prej 10 ditësh, kamionistët kanë shkaktuar kaos duke bllokuar lëvizjen dhe furnizimin e vendit me karburant, në formë proteste për rritjen e çmimit të naftës.