Showbiz

Brenda festës së ditëlindjes meksikane të Rihannës

Këngëtarja dhe sipërmarrësja e famshme Rihanna ka festuar mbrëmjen e së mërkurës ditëlindjen e saj të 32-të.

Bukuroshja vendosi t’i largohej temperaturave të ftohta organizuar një festë private në meksikë.

Të ftuar ishin vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë të Rihannës të cilët kanë gjallëruar festën e ditëlindjes së saj.

Të gjitha zbukurimet kishin detaje meksikane madje edhe torta e shumëpritur e saj. Riri nuk ka postuar asnjë foto apo video të festës por fansat kanë arritur të zbulojnë disa momente nga nata e saj e veçantë.