Mbretëria e Bashkuar rrezikon të përballet sërish me Rusinë, pasi kërkoi kompetenca shtesë për inspektorët e armëve kimike, në mënyrë që të vlerësohet se kush qëndron pas sulmeve në Siri. Sekretari i Jashtëm Britanik, Boris Johnson do ta prezantojë propozimin, që kundërshtohet nga Moska, në një takim të veçantë për armët kimike në Hagë. Takimi vjen pak kohë pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia me agjent nervor.