Ngjarjet në festivalin e filmit në Kanë vazhdojnë. Këtë herë qendra e vëmendjes është bërë djali i David dhe Victoria Beckham i cili është sulmuar nga e dashura e tij.
Ai dhe Hana Cross ishin duke shijuar festivalin teksa një debat i ashpër nisi mes tyre. Mendohet se shkaku ka qenë xhelozia e tepërt e Brooklyn kundrejt të dashurës së tij modele.
Ata po bërtisnin me të madhe në sallën ku mbahej eventi derisa Hana nisi ta godasë të dashurin e saj me shpulla aq fort sa u desh ndërhyrja e sigurisë që t’i ndanin.
Prindërit e dyshes janë lajmëruar menjëherë për këtë ngjarje por të turpëruar nuk kanë pranuar të japin asnjë deklaratë për mediat.