Aktualitet Politikë

“Bufi&Tiku drejt bashkimit”, Rama ironizon opozitën me videon e animuar!

Kryeministri ironizon sërish opozitën. Në një video në rrjetet sociale, inskenon një bisedë të kreut demokrat Berisha me Adriatik Lapajn e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, si dhe drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha. Lapajn, Rama e portretizon si politikan të ri, por të lidhur me të kaluarën, jo si përfaqësues të ndryshimit. Berishën e shfaq si figurën që e udhëzon nga prapaskena dhe Bashën, si njeriu që fton Lapajn të bëhet Euroatlantik, teksa përsërit retorikën 7×7=313.

Lapaj: O buf, ti thua të them Shqipëria bëhet po si bëhet?

Berisha: Me zhurmë dhe premtime Lapaj!

Basha: Revolucioni ka ardhur! 7×7=313

Lapaj: O Basha fli or burrë se s’ta kemi ngenë edhe ty!

Basha: Unë të fle? Tani që fitorja po më buzëqesh s’ka më gjumë!

Berisha: Kurrë s’do ketë fitore për ty tradhtar! Fitorja do t’i buzëqeshë vetëm Lapaj po më dëgjoi mua!

Basha: Lapaj e gënjen mendja bashkë me ty! To Adriatik bëhu euroatlantik!

Lapaj: Ik o Basha merru me Ramën që gënjen. Berisha është burrë që e mban llafin.

Berisha: Bravo Lapaj! Ti bëhesh! Tani rolin e ke ti!

Lapaj: Do rris pagat, do ul çmimet, do e bëj Shqipërinë lule o lule.

Berisha: Shkëlqyeshëm! Dhe kur të të pyesin si do t’i rrisësh pagat do thuash do ia marrim hajdutëve.

Lapaj: E di atë!

Berisha: Nëse dikush thotë që ti punon për mua, do thuash jam i ri. Jam i popullit, jo i politikës!

Lapaj: Ashtu jam!

Berisha: Ti je një talent natyral djalosh. Gënjen dhe i beson edhe vetë ato! Bravo!

Lapaj: Shqipëria bëhet atëherë!

Berisha: Atë e shohim më vonë, po tani përgatitu se po vjen ora e shfaqjes.