Politikë

Adriatik Lapaj në Ballsh: Ligji për referendumet i rëndësishëm për të ndalur padrejtësitë

Bashkëkryetari i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, ishte në Ballsh ku u ka kërkuar votën qytetarëve për të ndëshkuar arbitrat e skenës politike që kanë marrë peng vendin.

“Ne nuk propozojmë që të ikin këta e të vijmë ne. Ajo që ne propozojmë për demokratizimin e vendit janë disa pika: Vota e diapsorës, hapja e listave, ligji për referendumet që i kthen fuqinë qytetarëve.

LEXO EDHE: Agron Shehaj përsërit akuzat për Adriatik Lapajn!

Fuqia kthehet tek ju, gjëja më e trishtë që dëgjoj, është lutja “mos na zhgënjeni”. Shikoni në Roskovec do të ndërtojnë në tokë bujqësore një termocentral, sepse ligji u lejon të bëjnë ctë duan.

Duam të ndryshojmë ligjin për referendumin për të ndalur padrejtësitë që bëhen në kurriz të qytetarëve”, tha Lapaj.

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka përmendur një prej pikave të programit që pothuaje të gjitha partitë politike në garën e 11 majit, e kanë përfshirë, rritja e pagës dhe pensionit minimal 200 euro.

Lapaj tha se një vit më parë kur ai propozonte pikërisht këtë, Rama e quante “sude” apo “qilim fluturës”, kurse sot e trumbeton në cdo takim, njësoj si kreu i PD.

“Kur unë propozoja një vit më parë pensionin minimal në fshat e qytet 200 euro, po të vija në pushtet, doli kryeministri dhe thoshte këto janë “sudet”, “qilimat fluturues”, pra nuk kishte para. Sot që e ndjen se po u rrëshket këmba thotë do e bëjnë pagën minimale 200 euro. Pse dje nuk kishte fonde e sot ka buxheti i shtetit?

Do i thoshte dot ai këto nëse ne nuk do të ishim në skenën politike. A do t’i thoshte nëse do të ishim në Pazar me të. Ai i thotë këto pasi sot ka një opozitë me të cilën nuk bën dot marrëveshje.

Ai kur s’ka një opozitë reale tallet, merr bufin, tenxheren, por kur ka një opozitë serioze bën premtime reale. Ne ishim të parët që e vendosëm si detyrim”, tha Lapaj.