Aktualitet Politikë

Kryeministri Rama përgjigje akuzave të PD-së se i ka kopjuar programin zgjedhor!

Kryeministri Rama i përgjigjet akuzave të opozitës se i ka kopjuar programin zgjedhor. Në bashkëbisedimin e radhës në rrjetet sociale, theksoi se ajo që ka dëgjuar është gjëja më qesharake në botë.

A thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik, kod kasaforte apo Kodin e Da Vinçit. Megjithëse iu qajnë hallin pensionistëve, nuk japin kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, deri këtu është niveli i banaliteti e hipokrizisë i krijesave kënetore.

Sipas Ramës, PD-ja nuk do të zgjidhet asnjëherë nga shqiptarët, nëse nuk vetë përmirësohet.

Si mund t’i vihet BE-së përpara bufi i kënetës e ajo kënetë e madhe dhe BE-ja të thotë se s’ka ndodhur asnjë gjë. Marrin ambasadorin e BE-së dhe thonë, si mendon ti? BE-ja do të thotë atë që tha ambasadori se hyrja në BE bëhet në bazë të meritës së vendit. Po patjetër, kush e diskuton këtë. Nëse vendi i jep mandatin një personazhi me halle të hapura me drejtësinë, për të cilat BE-ja nuk është shprehur në asnjë rast dhe nuk ka lënë të kuptohet se ka ndonjë rezervë për proceset e drejtësisë, kështu që besoj se është.

Ky problem nuk zgjidhet nëse partia në fjalë nuk kupton se është në pikë të hallit dhe nëse ata, të cilët e mbështesin partinë në fjalë nga pasqyrat e kënetës nuk e vënë gishtin në plagë, por e kërkojnë gjetkë.

E vetmja zgjidhje është që ajo parti të kuptojë se duhet ta zgjidhë përndryshe do të mbetet e pazgjedhshme dhe nuk do të zgjidhet kurrë nga shqiptarët nëse nuk ndryshon, kështu që nuk është problemi ynë.

Rama ironizoi Sali Berishën dhe PD-në sa i takon çështjes së negociatave. Rama tha se BE-ja nuk i merr në konsideratë njerëzit me probleme me drejtësinë. Me ironi komentoi edhe marrjen e LaCicvita-s si këshilltar i PD-së për fushatën zgjedhore.

Këtu bëhet fjalë për individë që kanë probleme të hapura me drejtësinë. Si mendoni ju, që BE-ja këto nuk i merr në konsideratë apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet e vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi. Nuk mbyllen kështu filmat me BE-në, janë ndryshe. As me Amerikën. Eshtë interesant se si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën mediatike, nuk e mësuan akoma, ose bëjnë sikur nuk e kanë mësuar si funksionon BE-ja dhe si funksionon Amerika.