Sarah Anjelica Dzafce është shpallur Miss Finlanda 2025. 22-vjeçarja nga Kuopio, do të përfaqësojë Finlandën në Miss Universe 2025, që do të mbahet në nëntor në Tajlandë. Vendin e parë dhe të dytë e zunë Tara Lehtonen dhe Julianna Kauhaniemi. Sarah u kurorëzua nga paraardhësja e saj, Matilda Wirtavuori, e cila vitin e kaluar në Meksikë u rendit mes 30 më të mirave dhe fitoi titullin “Miss Universe Europe & Middle East”.
Pas fitores, Sarah shprehu mirënjohjen e saj. “Zemra ime është plot falënderime për të gjithë ata që më kanë mbështetur. Kjo kurorë nuk është vetëm e imja, por e të gjithëve që guxojnë të ëndërrojnë dhe të punojnë për të”. Ajo shtoi se dëshiron të tregojë se Miss Finlanda nuk është vetëm një titull, por një forcë frymëzuese që mund të prekë dhe të lërë gjurmë në zemrat e njerëzve.
Spektakli i sivjetshëm i Miss World mblodhi 108 konkurrente nga e gjithë bota. Opal Suchata Chuangsri nga Tajlanda u shpall zyrtarisht Miss World 2025. Ndër konkurrentet që u renditën direkt në Top 40 ishin edhe Millie-Mae Adams nga Uellsi dhe Monica Kezia Sembiring nga Indonezia, fituese në sfidat paraprake. Fitorja e Opal është një burim krenarie për Tajlandën, ndërsa ajo merr stafetën nga Kristina Piszková e Çekisë. Bukuroshja tajlandeze do të përfaqësojë zërin e organizatës Miss World në mbarë botën si ambasadore globale për kauza humanitare.