Bursat kryesore europiane u ringjallën sot, pavarësisht pandemisë së koronavirusit që dje solli një ditë të zezë. Vlerat e regjistruara në tregjet kryesore financiare të Europës u konfirmuan me rritje për bursat e Frankfurtit, Parisit, Londrës, Milanos e Madridit. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për çmimin e naftës, rënia e të cilit nuk ndalet. Tashmë, një fuçi kushton 30.87 dollarë.