Celebrities Gossip Music Showbiz

Celine Dion e ftuara speciale në “Eurovision 2025”?!

Organizatorët e Eurovision Song Contest (ESC) shpresojnë të mirëpresin këngëtaren dhe ish-fituesen Céline Dion si një mysafire speciale në finalen e Bazelit në maj. Një zëdhënës konfirmoi se diskutimet janë zhvilluar, por asgjë nuk është ende përfundimtare, veçanërisht duke pasur parasysh betejën e vazhdueshme të këngëtares me një gjendje të rëndë neurologjike, sindromën prej së cilës këngëtarja përballet prej vitesh. Ylli 56-vjeçar kanadez ka vuajtur nga spazma të dhimbshme të muskujve prej vitesh dhe çdo performancë e mundshme do të ishte një vendim i minutës së fundit.

Pavarësisht sëmundjes, Dion e bëri publike rikthimin e saj në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit vitin e kaluar, duke shënuar performancën e saj të parë që nga viti 2019. Në nëntor, ajo u ngjit në skenë edhe në Arabinë Saudite. Në vitin 1988, e huazuar nga Kanadaja, Dion fitoi garën për Zvicrën me vetëm një pikë me “Ne Partez Pas Sans Moi”, një fitore që ndihmoi në nisjen e karrierës së saj të klasit botëror. Konkursi më i madh muzikor në botë, me mbi 150 milionë shikues, do të zhvillohet nga 10 deri më 17 maj në St Jakobshalle në Bazel. Veprimtaria do të drejtohet nga prezantuesja Michelle Hunziker, artistja e kabaresë Hazel Brugger dhe këngëtarja Sandra Studer.

Rikujtojmë se përfaqësuesja e Maltës në Eurovizionin e ardhshëm, Miriana Conte, është përballur me një kërkesë të papritur nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) për të ndryshuar tekstin e këngës së saj. EBU i kërkoi asaj që të hiqte fjalën “kant” nga teksti. Fjala “kant”, që do të thotë të këndosh në malteze, ka një konotacion vulgar në anglisht, që është arsyeja e këtij ndryshimi. Miriana ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë: “Aktualisht jam duke xhiruar videoklipin zyrtar të këngës ‘Kant’, duke jetuar fjalë për fjalë jetën time më të mirë. Sapo u informuam se EBU ka vendosur që nuk mund të përdor fjalën malteze ‘kant’ në këngën time të Eurovizionit.”