Jeep së shpejti do të prezantojë një seri modelesh të reja, duke filluar me Compass të gjeneratës së ardhshme, e më pas me Recon të shumëpritur. Edhe pse fillimisht ishte planifikuar të shfaqej në vitin 2024, Recon duhet të zbulohet më në fund më vonë këtë vit. Drejtori i degës britanike të Jeep, Chris Cholmondeley, shprehu pritshmëri veçanërisht të larta për Recon në një intervistë me Autocar.
Cholmondeley thotë se është modeli për të cilin është më i entuziazmuar, duke e përshkruar atë si versionin e Jeep të Land Rover Defender-it më të fundit. “Recon do të marrë gjithçka që është ikonike tek Wrangler dhe do ta modernizojë atë. Krahasimi më i mirë për këtë do të ishte ndryshimi midis Land Rover Defender-it të vjetër dhe të ri”-shtoi ai.
Edhe pse Jeep tashmë ofron modele elektrike; Avanger dhe Wagoneer S; Recon do të jetë SUV-i i parë i vërtetë elektrik në gamën e tij. Megjithatë, është e mundur që një version me një motor me djegie të brendshme të shfaqet në të ardhmen. Recon do të jetë i ngjashëm në madhësi me Wrangler Unlimited, me aftësi të ngjashme off road.
Gjithashtu do të jetë i pajisur me diferenciale me bllokim elektronik. Automjeti do të bazohet në platformën modulare STLA Large të Stellantis, e cila mbështet sisteme elektrike 400 volt dhe 800 volt. Ende nuk dihet se cilin version do të përdorë Jeep në Recon. Ndërsa sistemi elektrik i ndërruesit në Wagoneer S prodhon deri në 600 kuaj fuqi, Recon nuk pritet të ketë aq shumë fuqi por duhet të jetë ende shumë i aftë dhe i fuqishëm. Jeep Recon pritet deri në fund të vitit. Sipas vlerësimeve aktuale, çmimi fillestar duhet të jetë rreth 60,000 dollarë.