Flokët janë elementi i parë që meshkujt vënë re tek gratë, sipas një sondazhi të Pantene. 74% e burrave kanë pranuar se flokët janë tipari i jashtëm që tërheq shumicën e vëmendjes së tyre, pasuar nga rrobat (26%), këmbët (25%) dhe grimi (4%).
Këto rezultate tregojnë se flokët janë gjëja e parë që burrat vlerësojnë, duke u bërë një faktor kyç në pamjen e përgjithshme.
Në një sondazh të realizuar, burrat kanë më shumë gjasa t’i afrohen një gruaje me flokë të bukur në një lokal sesa një gruaje me dekolte të ulët.
Sipas prezantuesit të reality show-t “Tough Love”, Steve Ward:
Të gjithë mund të veshin një bluzë të shkurtër, madje edhe unë! Por flokët e shëndetshëm dhe të rregulluar i dërgojnë menjëherë mesazhin një mashkulli se je e përgjegjshme, elegante dhe e menduar.
Megjithatë, nëse jeni tipi me flokë të çrregullt, mos u shqetësoni, pasi gjithsesi ekziston një mashkull që do t’ju vlerësojë për atë që jeni.