Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi me betejën ligjore për ndërtimin e palestrës në vilën luksoze të Rita Orës? Fituan fqinjët apo artistja?

Rita Ora ka marrë miratimin e autoriteteve për të ndërtuar një palestër moderne në kopshtin e vilës së saj 7.5 milionë funtëshe në Londër, edhe pse projekti u kundërshtua ashpër nga fqinjët.

Banorët e zonës kishin ngritur shqetësime se objekti do të shkatërronte qetësinë, ekologjinë dhe pamjen vizuale të lagjes.

Ata dorëzuan një ankesë kolektive ku theksonin se palestër me dyer të mëdha xhami do të sillte ndriçim artificial, zhurmë dhe rrezik për privatësinë.

Në letrat e tyre, fqinjët kujtuan se vetë këngëtarja e kishte përshkruar kopshtin si një “strehë për fluturat dhe shpendët” dhe i frikësoheshin faktit që ndërhyrja do ta ndryshonte plotësisht këtë mjedis.

Megjithatë, Këshilli i Camden-it vendosi të miratojë projektin, duke i dhënë Orës dritën jeshile për ndërtimin.

Një burim i afërt me këngëtaren tha për “The Sun” se Rita ka respektuar të gjitha procedurat dhe nuk ka qëllim të prishë qetësinë e lagjes.

Përfaqësuesit e saj ende nuk kanë komentuar publikisht mbi vendimin.