Showbiz

Rita Ora shfaqet si Virgjëresha Mari në fotosesion provokues në Los Angeles?

Këngëtarja Rita Ora, 34 vjeçe, surprizoi të martën me një fotosesion të veçantë në Los Angeles, ku u shfaq e veshur si Virgjëresha Mari. Ajo mbante një fustan të bardhë dhe një pelerinë që i mbulonte kokën, ndërsa mbante në duar rruaza të bardha dhe pozonte me duart bashkuar sikur të ishte në lutje.

Fotosesioni u realizua nga fotografi legjendar David LaChapelle, i njohur për punën e tij me yje si Britney Spears, David Bowie dhe Tupac. Rita u rrethua nga një grup njerëzish, duke rikrijuar një skenë të krishterë me pamje dramatike dhe engjëllore.

Ndërkohë, këngëtarja ka qenë në qendër të polemikave edhe në Londër, ku fqinjët kanë kundërshtuar planet e saj për të ndërtuar një palestër në kopshtin e pronës së saj 7.5 milionë funtesh në Primrose Hill.

Ata e akuzojnë Ritën për hipokrizi dhe shkelje të habitatit natyror, pasi projekti preket nga një pjesë e jashtme historike që ka ekzistuar për 150 vjet.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji për yllin e hitit “Hot Right Now”, i cili ka pasur përplasje të ngjashme me fqinjët edhe në dy rezidenca të tjera në Londër.