Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi me Gjestin? Dalin detaje të reja për arrestimin dhe konfliktin me…

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ndalimin e reperit Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas informacioneve paraprake, ai është vendosur në ndalim policor për 48 orë. Kjo masë konsiderohet pjesë e procedurave standarde hetimore dhe i jep kohë Prokuroria e Shtetit e Kosovës të shqyrtojë provat dhe rrethanat e rastit, për të vendosur nëse çështja do të procedohet më tej në gjykatë.

Mediat raportojnë se Gjesti dyshohet se është paraqitur i armatosur te një person me inicialet E.Sh., pronar i një kompanie muzikore, të cilin dyshohet se e ka kërcënuar pas një konflikti që kishte nisur më herët mes tyre.

Sipas burimeve, përplasja lidhet me një kontratë që reperi kishte nënshkruar me kompaninë në fjalë përpara se të hynte në spektaklin Big Brother VIP Kosova.

Pas përfundimit të edicionit të tretë të reality show-t, ai thuhet se ka kërkuar të shkëpusë kontratën, gjë që dyshohet se ka sjellë tensione mes palëve.

Sipas Kodi Penal i Republikës së Kosovës, posedimi apo mbajtja e paautorizuar e armëve mund të dënohet me gjobë deri në 7,500 euro ose me burgim deri në pesë vjet.

Megjithatë, në rastet kur arma nuk është përdorur për kryerjen e një vepre tjetër penale, gjykatat shpesh vendosin masa më të buta, si gjobë ose dënim me kusht.