I ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” ka qenë gazetari kosovar, Labinot Nimani. Nëpërmjet një lidhjeje Skype ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me arrestimin e Gjestit dhe se çfarë ka ndodhur në zyrat e ish-bashkëpunëtorit të tij.
Ronaldo e pyeti se çfarë ndodhi me Gjestin pas përfundimit të Big Brother VIP në Shqipëri dhe gazetari u përgjigj duke thënë se:
Me sa kemi parë Gjesti e kuptoi që pas daljes nga Big Brother u bë një superstar dhe reputacioni i tij, popullariteti shënoi shumë ngritje. Superstar nuk do të thoja se ka qenë sepse unë të paktën personalisht nuk e kam parë emrin e tij nëpër koncerte para Big Brother, ose ndodhte shumë rrallë. Nuk ka qenë ndër artistët që prenotohen për koncerte. Mendoj që fama më shumë i ka ardhur pas daljes nga Big Brother dhe jo para sepse Gjesti ka qenë pjesë e estradës për shumë vite dhe ka pasur disa këngë, por që nuk i janë përkthyer në koncerte. Unë mendoj që koncerti është pika matëse e suksesit për një artist.
Pas daljes nga Big Brother mendoj se i ka hipur pak vetja në qejf, unë të paktën. Dhe duke kuptuar vlerën që ai arriti si artist normalisht që ka dashur të shfrytëzojë momentin dhe unë e kuptoj dhe jam gjithsesi shumë pro lirisë së një artisti kur ai dëshiron që të shkëpusë një kontratë nga një menaxhment sepse nuk është historia e parë kemi pasur edhe të tjera më herët.