Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Eglit në sauna? “Çfarë qejfi me u puth…”

Egli Tako dhe Gjesti kanë zhvilluar një bisedë të ngrohtë e plot nënkuptime, ku kanë kujtuar kohën e kaluar bashkë në saunën e shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Ky ambient duket se ka qenë vendi ideal për ta, për të ndarë jo vetëm biseda personale, por edhe dëshira të pathëna.

Gjesti i ka rrëfyer Eglit se kishte pasur një dëshirë të madhe për t’u larë me të në sauna, duke nënkuptuar se situata mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë nëse ajo nuk do të ishte larguar.

Ndenjëm 6 orë aty. Tek ai 10 minutëshi i fundit, do bëje namin ti

– i tha Egli me një buzëqeshje domethënëse.

Gjesti iu përgjigj hapur dhe me sinqeritet:

Ike ti se unë isha duke u nxehur. Desha me hy me u la brenda aty. Çfarë qejfi me u puth aty, ça ambienti i mirë është, seriozisht.

Momenti i tyre ka ngjallur interes të madh tek publiku, duke shtuar kuriozitetin për marrëdhënien mes dy banorëve që, ndonëse nuk e kanë deklaruar si lidhje, shpesh kanë lënë vend për interpretime.