Gossip Showbiz

Çfarë pëlqen më së shumti Lady Gaga tek fansat?

Lady Gaga ka folur për karrierën e saj, jetën private dhe albumin e saj të ri “Mayhem” në një intervistë për Elle.

Ajo e ka përshkruar këtë album si të fuqishëm dhe poetik, duke theksuar se është gjithmonë e gatshme të marrë rreziqe artistike.

Në intervistë, Gaga gjithashtu ndau emocionet e saj për momentet e suksesit, përfshirë fitimin e një Grammy këtë vit për këngën “Die With A Smile” me Bruno Mars, duke e quajtur këtë çmim një moment të veçantë.

Ajo shprehu mirënjohje për fansat, veçanërisht për ata që e përshëndesin kur del nga hoteli dhe këndojnë tekstet e këngëve të saj.

Më shijojnë shumë ato momente

Gaga theksoi gjithashtu rëndësinë e dashurisë në jetën e saj dhe në muzikën që krijon, duke shtuar se ajo është gjithmonë e përkushtuar të ndihmojë njerëzit të lidhen me ndjenjat e tyre përmes këngëve.

Ndërsa shkruaj këngë, gjithçka që dua të bëj është të tregoj histori përmes këngëve të mia që prekin zemrat e njerëzve. Të prezantosh një këngë me Brunon për një dashuri të veçantë është me të vërtetë një pjesë e shpirtit tim. Dashuria është ajo që ne të gjithë kemi nevojë tani. Faleminderit përbindësha të vegjël