Apple mund të prezantojë të paktën dy pajisje me procesorin e tij të ardhshëm M5 deri në fund të këtij viti. iPad Pro me procesorin M5 është në fazën finale të testimit, që do të thotë se është gati për të hyrë në prodhim në gjysmën e dytë të vitit. Ndërsa MacBook Pro me M5 pritet të debutojë në vjeshtë, duke ndjekur ritmin e prezantimeve të mëparshme të laptopëve të Apple. Pritet që iPad Pro i këtij viti të mos jetë modeli që do të përfshijë modemin e Apple.
Ky kalim do të ndodhë në vitin 2027 me ardhjen e modeleve me procesorin M6, për të cilat kompania nga Cupertino tashmë ka filluar punën. Apple prezantoi modemin e tij të parë, C1, në shkurt të këtij viti me daljen e iPhone 16e, dhe deri tani ka treguar performancë mjaft të mirë. Apple dhe Elon Musk janë në një betejë kokë më kokë për zgjerimin e shërbimeve të lidhjes satelitore.
Apple në Amerikë ofron Emergjencë SOS nëpërmjet Satelitit dhe Asistencë në Rrugë nëpërmjet shërbimeve satelitore, por zgjerimi i këtyre shërbimeve përballet me probleme të krijuara nga Elon Musk. Wall Street Journal raporton se pronari i SpaceX është i pakënaqur me investimin e Apple në Globalstar, i cili është një konkurrent i madh i Starlink të Musk.
Brenda pak muajsh Apple do të prezantojë një version të ri të platformës iOS, i cili fillimisht do të jetë i disponueshëm për zhvilluesit. Apple ka shpallur Worldwide Developer Conference 2025 (WWDC 2025) për 9 qershor dhe në kuadër të këtij eventi kompania do të prezantojë versionet e reja të sistemeve të saj operative: iOS 19 dhe iPadOS 19. Platformat do të jenë menjëherë të disponueshme për zhvilluesit dhe krijuesit e aplikacioneve.