Celebrities Gossip Showbiz

Charlize Theron habit me rrëfimin për dashurinë! “Nuk dua më të jetoj me…”

Charlize Theron ka folur hapur për jetën e saj personale gjatë një paraqitjeje në “The Drew Barrymore Show”, ku promovoi edhe filmin e saj më të ri “Apex”.

Gjatë intervistës, aktorja ndau mendime të sinqerta mbi marrëdhëniet dhe pranoi se në këtë fazë të jetës nuk është e bindur nëse do të donte të bashkëjetonte sërish me dikë.

E them seriozisht, edhe pse shumë mendojnë se po bëj shaka, nuk besoj se mund të jetoja përsëri me dikë. Nuk jam e sigurt nëse do ta bëja sërish

-u shpreh Charlize Theron.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ajo ka hequr dorë nga dashuria. Përkundrazi, Theron tha se preferon një marrëdhënie ku partneri është pranë, por jo domosdoshmërisht nën të njëjtën çati.

Do të doja që ai person të ishte afër… ndoshta të blinte një shtëpi në të njëjtën rrugë

-shtoi ajo me humor.

Aktorja tregoi gjithashtu se ky qëndrim mund të lidhet me faktin që vajzat e saj jetojnë ende me të dhe ndikojnë në prioritetet e saj aktuale.

Ndoshta gjithçka do të ndryshojë kur ato të rriten dhe të largohen nga shtëpia. Por tani për tani po kërkoj diçka shumë specifike

-përfundoi Charlize Theron.