Aktorja fituese e Oscar-it, Charlize Theron, ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, ku foli me humor për mënyrën sesi vajzat e saj, Jackson (12 vjeçe) dhe August (9 vjeçe), e shohin atë – jo si një yll të filmave aksion, por thjesht si një… nënë që s’bën shumë përshtypje.
Fëmijët e mi nuk më respektojnë fare. Është e pabesueshme. Unë mendoj se jam mjaft modeste, por herë pas here më vjen ta them: ‘Kam një Oscar të mallkuar aty’. Dhe ato as që m’i hedhin sytë!
Aktorja 49-vjeçare rrëfeu një episod të fundit me vajzën e saj më të vogël, që tregon sa “jo cool” duket ajo në sytë e fëmijëve.
Gjatë rrugës për në kursin e kërcimit, ato kaluan pranë një posteri të ri të “Mission: Impossible”, ku Tom Cruise është i varur pas një avioni të verdhë.
Dhe fëmija im më thotë: ‘Është çudi, ai duket shumë më i mirë se ty kur ishe varur në helikopter.’
Theron shpjegoi se për xhirimet e “The Old Guard 2”, ajo kishte realizuar një skenë tepër të vështirë me një helikopter të vërtetë, të koordinuar nga piloti legjendar Fred North. Ajo u shpreh duke qeshur:
Kishim punuar për dy javë për këtë skenë. U ndjeva krenare, por për fëmijët e mi… nuk kishte fare vlerë
Jimmy Kimmel e ngacmoi duke i sugjeruar ta japë Oscar-in vajzës që e mbështet më shumë, por Theron shtoi:
Ato nuk e duan Oscar-in.
Kimmel ia ktheu me humor:
Do ta duan, do ta duan…
Gjatë intervistës, Theron foli edhe për bashkëpunimin me një tjetër ikonë të filmave aksion, Uma Thurman, në vazhdimin e “The Old Guard”.
Ajo tha se Thurman ka qenë gjithmonë një frymëzim për të, që nga roli i saj në “Kill Bill”.
Ajo ishte “sensei” për mua në botën e aksionit. Ajo që bëri në atë film ishte e jashtëzakonshme. Që kur hyra në këtë zhanër, kam dashur të punoj me të, dhe më në fund ndodhi.