ChatGPT vjen me përmirësim të madh, çfarë duhet të dini!

ChatGPT ka marrë një përditësim të madh falë prezantimit të modeleve të reja GPT-4.1 për përdoruesit me pagesë dhe GPT-4.1 Mini për ata që përdorin versionin falas. OpenAI e ka njoftuar këtë ndryshim në platformën X dhe modelet e reja janë tashmë të disponueshme direkt brenda ChatGPT. Kompania e përshkruan GPT-4.1 si një “model të specializuar që shkëlqen në detyrat e programimit dhe ndjekjen e udhëzimeve”, ndërsa 4.1 Mini zëvendëson modelin e mëparshëm 4.0 Mini, duke ofruar një “model më të shpejtë, më të aftë dhe më efikas në përmasa të vogla”.

Përdoruesit e planeve ChatGPT Plus, Pro dhe Team mund të qasen në këto modele përmes seksionit “më shumë modele”. Sa i përket përdoruesve të versionit falas, 4.1 Mini do të aktivizohet automatikisht si model rezervë pasi të arrijnë kufirin e përdorimit për modelin GPT-4o. Shembulli i mënyrës se si OpenAI emërton modelet po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u kuptuar, ndaj edhe pse kompania planifikon ta thjeshtojë zgjedhjen e modeleve në të ardhmen, situata aktuale mund të jetë konfuze për përdoruesit mesatarë.

Për shembull, edhe pse mban emrin 4.1, versioni Mini në realitet është më i dobët se modeli GPT-4o. Me rritjen e popullaritetit të ChatGPT, duket se OpenAI duhet të komunikojë më qartë ndryshimet mes modeleve në një gjuhë të thjeshtë, pasi për shumë përdorues përveç entuziastëve që merren vazhdimisht me inteligjencën artificiale, kuptimi i emrave të rinj të modeleve nuk është i qartë.

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, së fundmi ndau përshtypjet e tij mbi mënyrën se si gjenerata të ndryshme përdorin ChatGPT. Ai foli për këtë në ngjarjen AI Ascent të mbajtur së fundmi në SHBA. “Është një përgjithësim i përafërt, por, le të themi, njerëzit më të moshuar e përdorin ChatGPT si zëvendësues për Google-in,”-tha Altman. Ai vuri re se përdoruesit në të njëzetat dhe të tridhjetat shpesh e përjetojnë atë si një këshilltar për jetën, ndërsa studentët e përdorin si një sistem operativ, sipas Business Insider.