Cher ka nderuar ish-partnerin e saj, Val Kilmer, pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 65-vjeçare. Aktori, i njohur për rolin e tij në “Top Gun”, ndërroi jetë nga pneumonia në Los Angeles të martën, pas një periudhe të gjatë luftë me probleme shëndetësore.
Vdekja e Kilmer ka shkaktuar një reagim të madh, me shumë njerëz që i kanë dhënë homazhe. Një ndër ta ishte edhe këngëtarja dhe aktorja Cher, e cila pati një lidhje dyvjeçare me Kilmer ndërmjet viteve 1982 dhe 1984.
Lidhja e tyre u vu në qendër të vëmendjes në Hollywood për shkak të diferencës së madhe të moshës mes tyre – 13 vjet.
Në një intervistë të vitit të kaluar, Cher tregoi se ishte Val ai që kishte vendosur të ndërpriste lidhjen, pavarësisht se ajo ishte “marrëzisht e dashuruar” me të.
Përmes një postimi në rrjetet sociale të mërkurën, Cher ndau një mesazh ngushëllimi, duke shkruar:
VALUS, do të më mungosh. Ishe plot humor, i çmendur, ndonjëherë një dhimbje koke, por mbi të gjitha, një mik i shkëlqyer. Ishe brilant si Mark Twain dhe jashtëzakonisht i guximshëm gjatë sëmundjes tënde.
Vajza e Val Kilmer, Mercedes, konfirmoi lajmin e trishtë përmes një deklarate zyrtare të martën në mëngjes.