Celebrities Gossip Showbiz

Chris Rock nuk dinte asgjë për sëmundjen e Jada Pinkett Smith!

Pas incidentit të pakëndshëm të ndodhur në ceremoninë e Oscar-it, komediani Chris Rock thuhej se nuk e dinte për sëmundjen e Jada Pinkett Smith kur bëri shaka për flokët e saj. Një burim tha se:

Ai nuk kishte qëllim të keq sepse ai realisht nuk dinte asgjë për sëmundjen e Jada-s.

Will Smith sjellim në vëmendje se goditi me shuplakë Rock, sepse sipas aktorit komediani u tall me flokët e gruas së tij. Në fillim u mendua se ishte e gjitha shaka, nga ato që duan të tërheqin vëmendjen në mbrëmje të mëdha të rëndësishme, siç padyshim është ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar. Por, për çudinë e të gjithëve nuk ishte kështu dhe Will Smith nuk u përmbajt e arriti të trazojë ujërat.

Së fundmi Will ka kërkuar falje për gjestin aspak të këndshëm kundrejt Chris Rock duke thënë se sjellja e tij ishte e papranueshme, e pafalshme dhe se ndihej i turpëruar. 53-vjeçari në një postim në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar se është turpëruar nga veprimet e tij, të cilat tronditën të pranishmit, producentët dhe të gjithë ata që po ndiqnin në atë moment ceremoninë. 

Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve “Oscars” ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizi tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht. Dëshiroj të kërkoj falje publike ty, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.

Goditja me shuplakë e Will Smith ndaj Chris Rock e la audiencën plotësisht të shokuar. Por, kjo nuk është hera e parë që ylli i “King Richard” dhe aktori i humorit kanë një mosmarrëveshje. Por gjithësesi edhe pse nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ka qenë djali i Will Smith i cili ka reaguar në lidhje me ngjarjen. Jaden Smith mesa duket ka treguar mbështetje për babain e tij në rrjetin e tij social Twitter.