Aktori i njohur Will Smith më në fund ka kërkuar falje për goditjen me shuplakë të Chris Rock në ceremoninë e “Oscars” të së dielës mbrëma, duke thënë se sjellja e tij ishte e papranueshme dhe e pafalshme dhe se ndihet i turpëruar. 53-vjeçari në një postim në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar se është turpëruar nga veprimet e tij, të cilat tronditën të pranishmit, producentët dhe të gjithë ata që po ndiqnin në atë moment ceremoninë. Smith shkroi:
Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve “Oscars” ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizi tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht. Dëshiroj të kërkoj falje publike ty, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.
https://www.instagram.com/p/CbqmaY1p7Pz/
Smith më pas vazhdoi t’u kërkoi falje organizatorëve dhe producentëve të shfaqjes. Aktori gjithashtu kërkoi falje për familjen e Venus dhe Serena Williams. Menjëherë pasi goditi Rock, Smith fitoi çmimin për “Aktorin më të mirë” për portretizimin e babait të tyre Richard, por historia e familjes së tyre u la në hije nga sulmi i Smith.
Dëshiroj t’i kërkoj falje familjes Williams dhe familjes së mbretit Richard. Më vjen thellësisht keq që sjellja ime ka njollosur atë që ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për të gjithë ne. Unë jam një punë në progres. Sinqerisht, Will.
Në fillim u mendua se ishte e gjitha shaka, nga ato që duan të tërheqin vëmendjen në mbrëmje të mëdha të rëndësishme, siç padyshim është ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar. Por, për çudinë e të gjithëve nuk ishte kështu dhe Will Smith nuk u përmbajt e arriti të trazojë ujërat. Aktorit të njohur hollivudian, nuk i mbajtën nervat kur gjatë prezantimit të dokumentarit më të mirë fitues, komediani Chris Rock bëri një batutë për prerjen shumë shkurt të flokëve nga Jada Pinkett Smith, bashkëshortja e Will-it, e cila vuan nga alopecia, sëmundje autoimune që shkakton rënien e flokëve. Will u çua nga vendi ku qëndronte i ulur dhe iu drejtua skenës ku grushtoi kolegun.