Marrëdhënia mes Justin dhe Hailey Bieber duket se po kalon një periudhë të vështirë, duke shtuar shqetësimet për stabilitetin e tyre martesore.
Së fundmi, Hailey ka hequr Justin nga lista e personave që ndjek në Instagram, një veprim që ka ngjallur spekulime mbi një krizë të mundshme.
Ky hap ka pasuar shqetësimet për gjendjen emocionale të Justin-it, i cili ka shpërndarë mesazhe shqetësuese dhe foto që sugjerojnë konsumimin e substancave.
Ndërkohë, Justin ka publikuar një foto të Hailey-t në rrjetet sociale, e shoqëruar me këngën “Jezebel” nga Sade, një zgjedhje që ka ngjallur diskutime për kuptimin e mundshëm të saj.
Fansat janë të shqetësuar për të ardhmen e çiftit, duke marrë parasysh këto zhvillime të fundit dhe mungesën e reagimeve zyrtare nga ana e tyre.