Hailey Bieber dhe Kendall Jenner u panë duke marrë pjesë në një klasë pilates në West Hollywood, pas thashethemeve për vështirësitë në martesën e modeles me Justin Bieber.
Hailey, 28 vjeçe, shfaqte një trup të tonifikuar me një bluzë të bardhë të shkurtër dhe geta të zeza, ndërsa Kendall, 29 vjeçe, kishte veshur dollakë të zeza dhe një xhaketë të kuqe lëkure.
Në të njëjtën kohë, Justin Bieber, 31 vjeç, është parë i tensionuar gjatë një udhëtimi me makinë me Haileyn pas një takimi me pastorin Judah Smith.
Këngëtari dukej i mërzitur, i ulur në sediljen e pasagjerit, ndërsa gruaja e tij drejtonte makinën.
Këto zhvillime pasojnë një postim të Justin-it në Instagram, ku ai pranoi se po përballet me “çështje zemërimi”, duke shtuar shqetësimet e fansave për mirëqenien e tij mendore dhe marrëdhënien me Hailey-n.
Çifti ka distancuar veten nga pastori i Hillsong, Carl Lentz, dhe ka forcuar lidhjet me Kishën Churchome të Judah Smith, ndërkohë që raportet për tensione në martesën e tyre vazhdojnë të qarkullojnë. Hailey, ndërkohë, është fokusuar në miqtë dhe aktivitete personale.