Rajoni

Cikloni në brigjet perëndimore të Greqisë, dëme të mëdha dhe humbje jete

Një grua humbi jetën ndërsa disa të tjerë u raportuan të zhdukur, si pasojë e ciklonit që ka përfshirë brigjet perëndimore të Greqisë. Stuhia sub-tropikale “Ianos”  ka shkaktuar dëme të mëdha në fshatrat përreth. Shirat e rrëmbyeshëm çuan në përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në disa zona, si dhe janë kryer mbi 645 operacione shpëtimi të qytetarëve të bllokuar në banesat e tyre. Ndërkohë, pjesa më e madhe, është evakuar nga forcat speciale dhe zjarrfikëset, duke i strehuar në hotele.