Një mënyrë efektive për të ruajtur shëndetin është të bëhemi selektivë në zgjedhjen e ushqimeve që konsumojmë.
Kjo këshillë e dhënë nga ekspertë, si Dr. Sarmed Sami, gastroenterolog dhe asistent profesor në University College London, është e rëndësishme për të mbajtur funksionet tona jetësore në nivele të mira dhe për të parandaluar sëmundje kronike. Disa këshilla që ai jep për një dietë më të shëndetshme përfshijnë:
Mishi i përpunuar
Ushqimet si salsiçet dhe proshuta përmbajnë kimikate të dëmshme, si nitrate dhe nitrite, që mund të shndërrohen në nitrozamina, të cilat janë të lidhura me rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Gjithashtu, ato janë të pasura me yndyrna të ngopura dhe të varfër në fibra, gjë që mund të dëmtojë mikrobiomën e zorrëve.
Produktet e qumështit me pak yndyrë
Qumështi, kosi dhe djathi me pak yndyrë janë alternativa më të shëndetshme, pasi yndyrnat e ngopura kontribuojnë në inflamacion dhe prishin bakteret “e mira” të zorrëve.
Ushqimet e skuqura
Ushqimet e skuqura janë të pasura me yndyrna të ngopura që ngadalësojnë tretjen dhe mund të shkaktojnë shqetësime në stomak si fryrje dhe parehati abdominale.
Reduktimi i konsumit të pijëve me sheqer
Pijet e gazuara, sidomos ato me sheqer ose pa sheqer të shtuar, mund të ndikojnë negativisht në mikrobiomën e zorrëve dhe të shkaktojnë probleme si fryrje dhe kapsllëk.
Shmangia e ushqimeve ultra të përpunuara
Ushqimet e tilla janë të pasura me sheqerna, yndyra, kripë dhe konservues, të cilat mund të shkaktojnë ndryshime të dëmshme metabolike dhe të ndikojnë negativisht në shëndetin.
Për të arritur një shëndet më të mirë, është e rëndësishme të bëjmë zgjedhje të kujdesshme ushqimore, duke preferuar produkte të freskëta dhe natyrale, dhe të shmangim ushqimet e dëmshme që ndikon në sistemin tretës dhe shëndetin në përgjithësi.