Hulumtimet sugjerojnë se jo të gjitha gënjeshtrat janë të njëjta, dhe se ato të quajtura “gënjeshtra të bardha” shpesh lidhen me inteligjencën emocionale dhe ndërgjegjësimin shoqëror.
Këto lloje gënjeshtrash, që zakonisht janë të vogla, mund të përdoren për të ruajtur paqen, për të shmangur konflikte dhe për të mbajtur marrëdhëniet shoqërore në një nivel të shëndetshëm.
Në thelb, gënjeshtrat e tilla nuk kanë qëllim të dëmshëm; ato janë një mënyrë për të kuptuar ndikimin që fjalët dhe veprimet kanë mbi të tjerët.
Ky lloj i sjelljes tregon se njerëzit që kanë një nivel të lartë të inteligjencës emocionale janë më të prirur t’i përdorin këto gënjeshtra për të forcimin e lidhjeve dhe ruajtjen e harmoniës, sesa për të krijuar probleme.
A janë gënjeshtrat e bardha të padëmshme apo të dëmshme? Ky është një diskutim i vazhdueshëm, pasi qëllimi dhe konteksti i përdorimit të tyre janë të rëndësishme për të kuptuar ndikimin e tyre në marrëdhëniet dhe shoqërinë.