Fashion

Cili është materiali i veshjeve që po bën namin këtë verë?

Edhe pse linoja shpesh konsiderohet si material me pak “tekë” – që kërkon kujdes në hekurosje dhe në larje për të ruajtur ngjyrën – ajo mbetet sinonim i finesës dhe elegancës natyrale.

Dhe ky çmim i vogël për kujdesin që kërkon shpërblehet me pamjen e saj të veçantë dhe klasike.

Këtë verë, linoja është kthyer në materialin më të preferuar të sezonit. Më parë e njihnim më shumë në formën e këmishës klasike, por tani po e shohim gjithnjë e më tepër në fustane, crop top-e dhe pantallona.

Por pa dyshim, mënyra më e pëlqyer për ta veshur këtë sezon është si fund linoje.

Ky element ka rrëmbyer zemrat e të apasionuarve pas modës falë kombinimeve të pafundme që ofron: nga një T-shirt e thjeshtë, te një kanotierë verore, e deri tek një top lino për një pamje totalisht harmonike.

Rezultati? Një stil i freskët, komod dhe elegant, që nuk kërkon shumë mund për t’u dukur bukur.

Në këtë valë popullariteti, fundet prej linoje janë kthyer në pjesët më të dëshiruara të garderobës për verën.

Modelet janë të shumta dhe të larmishme, prandaj është e rëndësishme të zgjidhni veshjen që ndiheni më rehat dhe ju përshtatet.