Gossip Music

Cili shtet është tërhequr nga Eurovision 2025? Pse?

Moldavia ka njoftuar se do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision-in e këtij viti, i cili do të mbahet në Bazel. Kjo vendim erdhi pas përfundimit të audicioneve për finalet kombëtare, ku u theksua se niveli i performancave dhe i këngëve nuk ishte i kënaqshëm dhe ndikoi në këtë vendim.

Corneliu Durnescu, Drejtor i rrjetit “Moldova 1”, shpjegoi se mungesa e cilësisë ka krijuar një perceptim negativ për garën, duke e bërë të vështirë angazhimin e publikut.

Ai po ashtu theksoi se audicionet e këtij viti kishin nxjerrë disa sfida të dukshme, si ulja e interesit dhe niveli i përgjithshëm i këngëve.

Durnescu shtoi se ky ishte një vendim i vështirë, por thelbësor për të ruajtur integritetin e ngjarjes, duke kërkuar një reformë në procesin e përzgjedhjes së këngëve për të rikthyer besimin e publikut dhe ekspertëve.

Megjithatë, Moldavia do të vazhdojë të transmetojë dy netët gjysmëfinale dhe finalen e madhe të Eurovision-it, duke mbajtur lidhjen me ngjarjen, ndonëse ka vendosur të mos marrë pjesë në garë këtë vit.