Travel

CN Traveller shpall destinacionet më të mira në botë për të udhëtuar më 2026-ën!

Po planifikoni udhëtimet për vitin 2026? Revista Conde Nast Traveller ka shpallur listën vjetore të destinacioneve më të mira për t’u vizituar, nga kryeqytete europiane që po rilindin si qendra krijuese, deri te qytete ekzotike që duken si skena filmash. Një prej zgjedhjeve më befasuese është Brukseli.

I lënë shpesh në hije nga kanalet romantike të Brugges apo energjia moderne e Antwerp, kryeqyteti belg po përjeton një transformim kulturor.

Në vitin 2026 pritet hapja e Kanal-Centre Pompidou, një ish-fabrikë e braktisur që po shndërrohet në qendër moderne arti me performanca, filma, muzikë dhe punëtori krijuese, një projekt që do ta vendosë Brukselin në hartën kulturore të Europës.

Në Indi, Udaipuri, i njohur si “Venecia e Lindjes” për liqenet dhe urat e tij madhështore, po përjeton një ringjallje.

Qyteti, i bërë i famshëm nga filmi i James Bond “Octopussy” (1983), po mirëpret një valë të re hotelesh luksoze që i japin jetë të re peizazhit historik.

Vizitorët mund të shëtisin rreth liqeneve, të blejnë produkte artizanale lokale dhe të shijojnë kuzhinën e Raxhastanit në tarracat elegante mbi ujë.

Në anën tjetër të botës, Medellín në Kolumbi, dikur simbol i transformimit urban, vazhdon të mahnisë.

I rrethuar nga Andet, qyteti pulson nga energjia e parqeve, teleferikëve dhe restoranteve, por jeta e vërtetë fillon pas perëndimit të diellit, kur baret dhe klubet e tij të famshme marrin jetë.

Jo më kot, Medellín u rendit në mesin e qyteteve më të mira në botë për jetën e natës nga Time Out në 2025.

Ndërkohë, CN Traveller rendit edhe një sërë destinacionesh të tjera që pritet të dominojnë listat e udhëtimeve vitin e ardhshëm, si Victoria Falls në Zimbabve, Fès në Marok, Hong Kongu, dhe Prince Edward County në Kanada.

Destinacionet më të mira për vitin 2026, sipas CN Traveller:

Arusha, Tanzani

Bregu Lindor, Barbados

Bruksel, Belgjikë

Provinca Chiriquí, Panama

Deer Valley, Utah (SHBA)

Fès, Marok

Gabon

Gorenjska (Kranjska e Epërme), Slloveni

Guadalajara, Meksikë

Hong Kong

Margaret River, Australi

Medellín, Kolumbi

Minas Gerais, Brazil

Naoshima, Japoni

Patagonia Veriore, Kili

Namibia Veriore

Oulu, Finlandë

Peloponezi, Greqi

Potosí, Bolivi

Prince Edward County, Kanada

Route 66, SHBA

Ishulli Saadiyat, Abu Dhabi

Saint-Gervais-les-Bains, Francë

Udaipur, Indi

Uluru, Australi

Ujëvarat Viktoria (Victoria Falls), Zimbabve/shqip.al