Ish avokati i presidentit Donald Trump, u mor në pyetje me dyer të mbyllura, nga një komision i senatit amerikan në të parën seancë prej tre të planifikuarave që mund të zbulojnë të reja shpërthyese mbi liderin amerikan. Michael Cohen lëshoi akuza te forta ndaj Trump, kur tha se ai ka qenë në komunikim me Kreun e Uikiliks, Julian Asanzh për t’i bërë publike emailit e rivales Hillary Clinton në mënyrë që të trazonte fushatën presidenciale dy vite më parë në SHBA.