Sport

Conference League/ Ekipet nuk humbin kohë, zbresin në fushë për stërvitjen para finales!

Lojtarët e ekipeve nuk kanë humbur kohë, por kanë zbritur në fushën e stadiumit “Air Albania”.

Menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri trajneri i holandezëve, Arnot Slot zhvilloi një konferencë për shtyp, ndërsa këtë pasdite ka zbritur në fushë për tu stërvitur me skuadrën.

Trajneri duket i fokusuar në stërvitjen e ekipit, ndërsa gjendja e futbollistëve duket e mire.

Nesër në orën 21:00 do të mbahet finalja e “Conference League”, midis Romës dhe Feyenoord në stadiumin “Air Albania”.

Festa e finales së Conference League ka nisur një ditë para përballjes së Romës dhe Feyenoord në stadiumin “Air Albania”.

Tifozët e Romës dhe Feyenoord kanë filluar prej ditësh që të vijnë në në Tiranë, ndërsa presin finalen e parë të Conference League, që do të luhet nesër, 25 maj, në orën 21:00 në “Air Albania”.

Ata kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit dhe mbushur baret, ndërsa këndojnë e festojnë së bashku.

Tifozët kanë zgjedhur ta kalojnë këtë pasdite në pedonalen e Tiranës, ku janë ulur në bar-kafe dhe po konsumojnë birra.

Disa prej tyre mbërritën sot në kryeqytet, e disa të tjerë erdhën pak ditë më parë, duke e shfrytëzuar vizitën e tyre edhe për të eksploruar vende si Kruja apo Durrësi.

Ndërsa holandezët janë grupuar tek zona e Pedonales së Tiranës, italianët kanë preferuar Liqenin Artificial dhe janë mbledhur tek Amfiteatri. Edhe pse tifozët kanë pushtuar vendin, pritet të mbërrijnë ende tifozë të tjerë të Romës.

Policia bashkiake ka nisur me vendosjen e shiritave në disa rrugë të caktuara të kryeqytetit, të cilat do të kthehen në parkingje të dedikuara për autobusët e tifozëve të Romës dhe Feynordit. Devijimi i përkohshëm do të zgjasë deri më 25 maj.

Makinat që janë zhvendosur nga policia bashkiake për të liruar hapsirat, qytetarët mund ti gjejnë pranë kompleksit të pishinave tek diga e liqenit.