Sport

Cungu rikthehet pas 5 vitesh te Kukësi

Armando Cungu rikthehet si trajner i Kukësit pas 5 sezonesh. Tekniku shkodran drejtoi sot skuadrën në stërvitjen e zhvilluar në Pezë si dhe në një prononcim për mediat, u shpreh i lumtur për rikthimin e tij te verilindorët. Cungu beson se skuadra e tij i ka kualitetet për tu kualifikuar ditën e mërkurë në sfidën ndaj Valetës në turin e parë kualifikues të Champions League, pas barazimit 0-0 në “Loro Boriçi”.