Showbiz

Dafina Zeqiri bën veprimin e papritur me plot humor gjatë pritjes së lindjes së djalit të saj!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po shijon ditët e fundit të shtatzënisë me shumë dashuri dhe humor në krah të partnerit të saj, Kreshnik Gjergji. Çifti pritet të bëhen prindër për herë të parë dhe janë në pritje të një djali.

Në këtë periudhë të veçantë, Dafina dhe Kreshniku kanë ndarë me ndjekësit momente të ngrohta dhe plot hare nga pritja e ëmbël.

Së fundmi, Kreshniku ka publikuar një video argëtuese në InstaStory, ku Dafina shfaqet me barkun e rrumbullakosur, të dekoruar me vizatime humoristike: një palë sy, një gojë dhe një shall të vogël, që e bëjnë të duket si personazhi “patatja” nga filmi i animuar “Toy Story”.

“Ka lu”, shkruan ai me humor krahas videos, që mori menjëherë vëmendjen dhe pëlqimet e ndjekësve. Videoja u shpërnda më pas edhe nga vetë Dafina në profilin e saj zyrtar.

Çifti duket se po e përjeton me shumë dashuri, pozitivitet dhe shpirt aventura. këtë kapitull të ri në jetën e tyre, ndërsa fansat vazhdojnë t’i mbështesin me urime të ngrohta për një lindje të mbarë dhe të lehtë.