Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël, blen karrocë 4 mijë euro? Kritikat e fansave nuk ndalen, reagon partneri i saj!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, kanë tërhequr vëmendje me një blerje luksoze për djalin që pritet të vijë në jetë. Çifti i njohur ka blerë një karrocë të markës “Lamborghini”, e cila kap vlerën mbi katër mijë euro.

Karroca e veçantë ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, jo vetëm për çmimin, por edhe për luksin që ajo përfaqëson.

Megjithatë, reagimet nuk kanë qenë të gjitha pozitive – shumë ndjekës e kanë cilësuar këtë shpenzim si të tepruar. Një komentues ka shkruar:

Karrocë për fëmijë ‘Lambo’? Është e tepërt sipas mendimit tim. S’do të thotë që kur ke para, duhet t’i shpenzosh kot. Fëmijë është

Në mbrojtje të vendimit të tyre, reagoi edhe bashkëshorti i Dafinës, Kreshnik Gjergji, i cili u përgjigj me ironi:

Krejt ju që po e luani ekspertin… ejani ju adoptoj nga një Golf 2 të kuq.

Komentet vijuan, me një tjetër ndjekës që tha:

Mendjemadhësia është e keqe kur e tregon kush je. Ka familje që s’kanë as bukë për të ngrënë.


Por Kreshniku sërish nuk nguroi të përgjigjej, duke shtuar:

Ata që nuk kanë, nuk ua kemi marrë ne. Ne me lekë tonat po jetojmë. Ndihmat nuk i publikojmë.

Pavarësisht polemikave, Dafina dhe Kreshniku po e shijojnë pritjen e ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.