Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri i blen të birit karrocë “Lamborghini”? Sa ishte vlera?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së saj, pasi është në pritje të fëmijës së parë – një djali.

Artistja, e cila është shumë aktive në rrjete sociale, ndau së fundmi me ndjekësit një detaj nga përgatitjet për ardhjen në jetë të të birit.

Dafina ka zgjedhur një karrocë super luksoze për vogëlushin, modelin “Silver Cross Automobili Lamborghini Reef Al Arancio”, e cila kap vlerën mbi 4 mijë euro.

Bëhet fjalë për një edicion të limituar, me vetëm 500 të tilla në mbarë botën, që tani është bërë pjesë e përditshmërisë së këngëtares.

Karroca është shoqëruar edhe me një letër personale nga CEO i Lamborghini-t, Nick Paxton, i cili i ka uruar Dafinës dhe familjes së saj gëzim dhe shëndet në këtë kapitull të ri.

Pavarësisht pritjes së ëmbël, Dafina nuk ka ndërprerë aktivitetin e saj artistik dhe vazhdon të jetë aktive në koncerte dhe mbrëmje muzikore, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

Ajo duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë të veçantë, mes përgatitjeve për ardhjen e bebit dhe angazhimeve të saj muzikore.