Dafina Zeqiri ka qenë një mbështetëse e zjarrtë e grupit Shkodra Elektronike gjatë rrugëtimit të tyre në Eurovision. Këngëtarja ka promovuar me pasion këngën “Zjerm”, e cila siguroi 173 pikë nga publiku dhe u prit pozitivisht në skenën ndërkombëtare.
Megjithatë, pavarësisht entuziazmit dhe pritshmërive të larta, Shqipëria u rendit në vendin e 8-të në finalen e madhe – një rezultat që për shumë fansa ishte zhgënjyes.
Pas publikimit të pikëve, Dafina reagoi me një koment të shkurtër në rrjete sociale:
Politika e Eurovizionit ta ngrit shtypjen
-duke nënkuptuar se renditja nuk pasqyroi vlerat artistike të këngës, por u ndikua nga faktorë të tjerë jashtë muzikës.