Sport

Dalin formacionet zyrtare! Shqipëria me mision historik! Sonte “Finalja” me Andorrën!

Kombëtarja e Shqipërisë do luajë sot një takim historik përballë Andorrë. Ky është takimi i parafundit i vlefshëm për kualifikueset e Grupit K në Botërorin 2026.

LEXO EDHE: Andorra, historia e përballjeve me kuqezinjte/ Ja sa “kushton” skuadra kundërshtare!

Në orën 20:45, e gjithë vëmendja nuk është vetëm në Andorrë. Paralelisht me këtë takim do të luhet Angli-Serbi, ku nga anglezët e kualifikuar gjithsesi pritet vetëm fitorja.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare. Silvinjo ka vendosur për titullarët, që ëndërrojnë të shkruajnë historinë dhe të marrin pjesë në fazën “play off”.

Formacionet zyrtare:

Andorra (5-4-1): Alex Ruiz, Borra, Llovera, Olivera, San Nicolas, Rodrigo, Babot, De las Heras, Cervos, Rosas, Lopez/ Trajner: Koldo Alvarez

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj/ Trajner: Sylvio Mendes Campos Junior

LEXO EDHE: Andorra “vishet” kuqezi, 75% e stadiumit me tifozë shqiptarë, ja sa bileta janë shitur!

Ja rreshtimet:

Sfida përcillet drejtpërdrejt në DigitAlb!