Sport

Andorra “vishet” kuqezi, 75% e stadiumit me tifozë shqiptarë, ja sa bileta janë shitur!

Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20.45, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit.

Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, interesimi nga tifozët shqiptarë për këtë takim ka qenë mjaft i lartë.

Në Estadi de la FAF (Encamp), 75% e stadiumit do të jenë tifozë kuqezi. Stadiumi ka kapacitet mbi 5000 vende, por është vendosur që 2100 të shiten. Me fjalë të tjera, 1600 mbështetës nga Shqipëria do të ndjekin sfidën nga afër.

LEXO EDHE: Ëndrra e Botërorit, kuqezinjtë në duel me Andorrën/Ekskluzivisht në Digitalb!

Ndeshja luhet në orën 20:45 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Digitalb. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën. Atmosfera brenda grupit përshkruhet si shumë pozitive dhe i gjithë ekipi e stafi janë të motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.

Sfida ndaj Andorrës është e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërkohë që më datë 16 nëntor kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në duelin e fundit të kësaj fushate kualifikuese në Grupin K.

Ndërsa sonte Shqipëria luan finalen me Andorrën për një vend në play off-in e Botërorit 2026, tekniku i Kombëtares, Sylvinho, u shpreh se Andorra është një kundërshtare e fortë dhe këtë e ka treguar me Serbinë e Anglinë.
Ai tha se nuk është i shqetësuar për lojtarët që nuk kanë minutat me klubet e tyre, por i beson lojtarëve që ka grumbulluar.