Disa sende personale të Oskar Schindler-it, industralistit gjerman, i cili shpëtoi mbi 1 mijë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, pritet të dalin në ankand. Së fundmi, ato ishin në pronësi të gruas së Schindlerit, Emilie, e cila ndërroi jetë në vitin 2001. Ankandi do të hapet më 6 Mars në Boston të Shteteve të Bashkuara. Në mesin e sendeve është dhe ora e Schindler-it.