Mesditën e ditës së djeshme i gjithë stafi mjeksor i spitalit rajonal të Beratit janë karantinuar të gjithë pasi pacientja 50-vjeçare i gënjeu duke thënë se nuk ka udhëtuar në vendet e prekura nga Covid-19.
Pasi shkuan në banesën e pacientes për ta vizituar ata e pyetën nëse kishte patur ndonjë udhëtim së fundmi në vendet e prekura nga Koronavirusi dhe ajo i është përgjigjur me ‘jo’.
Me të dalë nga banesa e saj, ishin fqinjët ata të cilët i treguan mjekëve se 50-vjeçarja pak ditë më parë kishte qenë në Itali duke detyruar të gjithë stafin e pranishëm të karantinohen pas gënjeshtrës së pacientes.
Ditën e sotme janë bërë publike rezultatet e testeve të tyre duke dalë negativë nga Koronavirus. Këtë e bëri të ditur Albana Fico, drejtoreshë e ISHP në një komunikim me gazetarët.