Danimarka bëhet shteti i radhës europian që miratoi një ligj, që ndalon mbulimin e plotë të fytyrës për besimtaret myslimane, përmes veshjes specifike të njohur si burka. Ligji do të hyjë në fuqi nga data 1 gusht. Ata që do të shkelin këtë kufizim do të paguajnë një gjobë prej, rreth 157 dollarësh. “Amnesty International” e përshkroi ligjin si një “shkelje diskriminuese e të drejtave të grave”.