Danimarka do të zgjasë kontrollet e përkohshme përgjatë kufirit me Gjermaninë deri në nëntor, për shkak të kërcënimeve për sigurinë nga militantët islamikë. Lajmi u bë publik nga ministri danez për Migrimin dhe Integrimin, Inger Stojberg. Sipas tij, kontrollet kufitare në Danimarkë do të vazhdojnë deri më 12 nëntor.