Aktualitet

Dëbora mbulon Dardhën dhe Voskopojën, nuk ka probleme në qarkullim!

Zonat malore të juglindjes së vendit janë zgjuar këtë mëngjes nën reshje dëbore, të cilat kanë qenë më të dendura në fshatrat turistikë të Dardhë dhe Voskopojë.

Trashësia e dëborës në Dardhë ka arritur deri në 10 cm, ndërsa në aksin rrugor Shtyllë – Qafë Mashkullore, në disa segmente, varion nga 15, në 20 cm.

Reshje dëbore janë regjistruar gjatë orëve të fundit edhe në fshatrat e Devollit të Sipërm, si edhe në të tjera zona malore të qarkut Korçë.

Deri në këto momente, nuk raportohen probleme në qarkullim, ndërsa autoritetet iu bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që planifikojnë të kalojnë fundjavën në këto zona, të jenë të pajisur me goma dimërore e të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë.