Celebrities Gossip Magazine

Dashuritë e Adelina Ismailit/ Përlotet artistja: “Jam çarmatosur, djali më ka mësuar që…”

“Goca dhe Gra” është një talk show që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëherazi, Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu, Ema Andrea. Një nga të ftuarat e kësaj puntate të parë ishte edhe Adelina Ismaili, ku foli për koncertin e saj recital por edhe për një film që ajo është duke punuar së shpejti.

Çfarë të ka mësuar djali yt, Uliksi?

Uliksi më ka mësuar një gjë që kam menduar se është fiktive, altruizmin. Ta duash dikë pa menduar asnjëherë nëse do të kthehet ajo dashuri. Dhe mendoj se më ka dhënë dhuratën më të mirë në jetë që më ka mësuar këtë lloj dashurie. 

Sa të ka zbutur dashuria e Uliksit dhe bashkëshortit tënd?

Po dashuria e atyre më ka ‘çarmatosur’. Po e them sikur të ishte turp por në fakt është diçka e bukur, por jam më e butë, më e dhimbsur, i shoh dhe i përjetoj gjërat pak më ndryshe. Gjë që ndonjëherë më hidhëron pse po më ndodh, por çfarëdo që ndodh, unë e përkthej në botën e Uliksit.