Gossip

Princ Leka zbulon çfarë adhuron te Blerta dhe detaji surprizues që ajo pëlqen më shumë tek ai!

Princ Leka dhe Blerta Celibashi kanë hapur zemrën në një intervistë së fundmi, duke ndarë publikisht tiparet që i kanë bërë të dashurohen pas njëri-tjetrit.

Princi ka vlerësuar mbi të gjitha pavarësinë e Blertës dhe aftësinë e saj për t’u ndier mirë në çdo rreth shoqëror.

E admiroj mënyrën se si qëndron gjithmonë në këmbët e veta. Blerta di të ulet e të flasë me njerëzit e thjeshtë, por ka edhe një prezencë të jashtëzakonshme në ambiente të nivelit tjetër

-është shprehur ai.

Ndërkohë, Blerta ka bërë një zbulim që ka surprizuar shumë, ajo adhuron humorin e butë dhe shpirtin fëmijëror të princit.

I dua shpirtin e tij fëmijëror! Ai e thotë të vërtetën pa filtra. Humori i tij… jo të gjithë e kuptojnë, por mua më bën të qesh edhe në ditët më të vështira

-ka rrëfyer ajo.

Deklaratat e çiftit ofrojnë një vështrim të rrallë në marrëdhënien e tyre, duke treguar se lidhja e tyre ndërtohet mbi respekt, sinqeritet dhe vlerësimin e karakterit përtej pamjes dhe titujve publikë.